Magazina e drogës pranë pistës në Ishëm, ja si ruhej nga persona të armatosur

Aktualitet

ishem16Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Damën dhe Altin Lleshin, dy personat e arrestuar pak ditë më parë si të lidhur me magazinën e kanabisit, e cila u zbulua në Ishëm të Durrësit, pak metra nga pista ku u rrëzua një avion i vogël i pilotuar nga një italian që akuzohet se ka lidhje me trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Në këtë banesë të përshtatur si magazinë që pastrohej dhe thahej droga, policia sekuestroi 300 kg kanabis, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve, 9 punëtorët, të cilët bënin ndarjen e hashashit nga gjethet, paguheshin 1.500 lekë të reja në ditë.

Ka dyshime se magazina përdorej nga një grup kriminal i cili është mjaft aktiv. Burime të rezervuara nga grupi hetimor sqarojnë se magazina e drogës ruhej nga persona të armatosur dhe me maska gjatë gjithë kohës, shkruan “TvKlan”.

Aty nuk lejohej të futej askush përveç punëtorëve. Ata janë marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk kanë mundur të identifikojnë asnjë person.

ME TE LEXUARAT