“Sekretet”, si u kërcënua familja e kryeprokurorit Llalla në qershor

llalla16Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u bë publik ditët e fundit, por ndërkohë ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 4 muaj më parë. Bëhet fjalë për një kërcënim nëpërmjet telefonit, i cili po hetohet prej qershorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

AbcNews ka mësuar se mesazhi kërcënuese në numrin e telefonit personal të kryeprokurorit, ka ardhur në fillim të qershorit të këtij viti, vetëm pak kohë pas arrestimit të disa personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vendoste “gjoba” e merrej me trafik droge.

Hetimi i mesazheve kërcënuese ndaj Llallës, është bashkuar me dosjen hetimore të këtij grupi të fuqishëm kriminal, që po hetohet prej muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë nga verifikimi i numrit të kërcënuesit, figuron që të dhënat e poseduesit të kësaj karte telefoni janë fiktive dhe ajo është blerë në tregun e zi.

Sipas burimeve, mesazhi ka qenë i drejtpëdrejtë, duke i kërkuar Kryeprokurorit të ndërpriste hetimet ndaj këtij grupi dhe të mos e kthente këtë çështje në personale. Veç kësaj, AbcNews mësoi se në mesazh, kërcënuesi i ka përmendur familjen dhe fëmijët kryeprokurorit Llalla. Për këtë arsye, pas këtij mesazhi, Llalla ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Në vijim të masave për të evituar çdo rrezik, bashkëshortja e kryeprokurorit ka dhënë dorëheqjen nga një institucion ku punonte, për t’u vendosur në një vend të BE, së bashku me fëmijët, ku gjendet edhe sot. Burime nga prokuroria dyshojnë se lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit mund të ketë patur si synim më shumë cenimin e autoritetit të tij se sa zbardhjen e ngjarjes në fjalë, pasi në dosjen hetimore nuk pa patur ndonjë zhvillim të ri për t’u raportuar.

Lajmi i publikuar vjen në një kohë kur marrëdhëniet tashmë të njohura mes Prokurorisë dhe ministrisë së Brendshme, jo vetëm nuk kanë pësuar ndryshim por po shkojnë drejt përkeqësimit. Një seri veprimesh të Prokurorisë kanë nxjerrë zbuluar ministrinë e Tahirit, duke e vënë në pozitë të vështirë publike.

Prandaj dhe mënyra se si doli dhe se si u paraqit lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit, ngre dyshime se mund të jetë pjesë e luftës së ftohtë prokurori­ ministri e Brendshme. /abcnews/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Megi shkon në spital për kontroll rutinë, ajo që mëson e reja i shkatërron jetën

Ajo quhet Megi është 24 vjeç dhe që prej shkurtit mësoi se ...