Vijon "furtuna" në administratë, Rama çon te Prokurimet Publike drejtoren e tij

Politikë

evisssNjë tjetër dorëheqje në administratën e lartë shtetërore. Sot me një vendim të botuar në fletoren zyrtare mësohet largimi i kreut të Komsionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe të një anëtari të këtij institucioni.

Dorëheqjen e ka dhënë edhe anëtarja, Juliana Hoxha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë zëvendësimet duke vënë në vend të Kërit, në postin e kryetarit në Komsionin e Prokurimit Publik Evis Shurdhan, e cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri.

Teksa anëtari tjetër është Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.

Pak ditë më parë ndryshime pati edhe për drejtuesit në Tatime dhe Dogana.

largimii

ME TE LEXUARAT