Dibra mes polemikave të ashpra, KQZ: Partitë po pengojnë procesin zgjedhor

Politikë
Dibra mes polemikave të ashpra, KQZ: Partitë po pengojnë procesin

Kur ka nisur heshtja zgjedhore dhe kanë ngelur pak orë nga nisja e procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akuzon partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër se po bëhen pengesë për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore në këteë qark.

Zëdhënësja e këtij institucioni përmes një deklarate ngriti shqetësimin për ecurinë e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ , pasi sipas saj shpërndarja e bazës materiale po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Deri tani është shpërndare baza materiale zgjedhore vetëm për 17 Qendra Votimi nga 118 në total. Deri tani asnjë nga Komisionerët e KQV-ve të njësive administrative të Maqellarës dhe Peshkopisë nuk është paraqitur për të marrë në dorëzim bazën materiale zgjedhore. Afati përfundimtar i dorëzimit të bazës materiale nga KZAZ për çdo QV i përcaktuar në nenin 100 të Kodit Zgjedhor, është jo me vonë se 15 orë para hapjes se votimit duke marrë në konsiderate dhe zonat e largëta ky afat kohor nuk arrin të respektohet “.

Fajtor KQZ bën partitë politike që nuk i kanë dërguar komisionarët e tyre për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore. Ndërkohë që gjatë paradites forcat politike kane kërkuar ndryshimi e anëtarësisë se 116 Komisioneve të Qendrave të Votimit nga 118 KQV në total.

https://youtu.be/2Jh3I7H7wsE

ME TE LEXUARAT