“10 mijë euro, ose të vrava”! Korçari terrorizon italianin me kërcënime, ja ku përfundon

Aktualitet

policia_korce14Një 25 – vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga pasi nëpërmjet letrave dhe telefonatave kërcënuese kanosi një italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës 10 000 Euro.

I arrestuari është Velson Qyrani dhe sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me telefonata (me numër të fshehtë) si edhe me letra kërcënuese, shtetasin italian M.P, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 000 Euro, në këmbim të jetës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”./tvklan.al

ME TE LEXUARAT