PD, Tabaku: Ti hiqet mandati, Koco Kokëdhima përfitoi 150 herë fonde publike

Aktualitet

tabaku2015Partia Demokratike e opozitës i kërkoi sot kryetarit të Kuvendit përfundimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, pasi në kundërshtim me ligjin ka përfituar fonde publike nga shtatori i vitit 2013.

“Grupi parlamentar i PD-së sapo ka dorëzuar kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, bazuar në Kushtetutën e vendit. Mbështetur në fakte e dokumenta, pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, PD konstaton se deputeti Kokëdhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit. Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij”, deklaroi sot për mediat deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Provat, sipas saj, janë depozituar në Kuvend dhe PD i kërkon kryeparlamentarit të vërë në lëvizje kërkesën e grupit demokrat dhe të zhvillojë procedurat e parashikuara nga rregullorja, kushtetuta dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e deputetit socialist Ilir Beqja.

ME TE LEXUARAT