Gjyqi ndaj xhihadistëve, kërcënohet dëshmitari: Me ty do të shihemi jashtë sallës!

Aktualitet

imamet-siriaKa përfunduar sërish me shtyrje procesi gjyqësor ndaj të ashtuquajtur xhihadistë.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u thirr për të dhënë dëshminë e tij i biri i njërit prej personave që ishte rekrutuar për të luftuar në Siri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpejt seanca precipitoi në kërcënime. “Babanë tim e dërgoi në Siri Bujar Hysa, i dha 500 Euro deri në Turqi”, tha dëshmitari Adriatik Kuçi, i biri i shtetasit Mustafa Kuçi i dërguar në Siri.

Pas kësaj, familjarët e Bujar Hysës kërcënuan dëshmitarin. “Me ty do të shihemi jashtë sallës”, kërcënuan ata. Dëshmitari Adriatik Kuçi u shoqërua nga policia jashtë sallës pas tensionit të krijuar.

ME TE LEXUARAT