Kapja e 3 ton kanabis në Mat, reagon policia: Shpallet në kërkim pronari

Aktualitet

droga-mat-policiaPolicia e shtetit informoi sot me ane te nje komunikate per kapjen e sasise prej tre ton kanabis ne zonen e Matit.

Burimet zyrtare thane se më datë 29. 09. 2016, sipas planit të operacionit me nr. 319, të datës 26. 09. 2016 të Komisariatit të Policisë Mat është shkuar për kontroll teritori për të kontrolluar për kultivimin e bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në teritorin e fshatit Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat vendi i quajtur Përroi  i Kurvajës janë konstatuar 4  ( katër ) parcela ku ishin kultivuar  gjithsej 4020  rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika  në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.

Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 ( tre mijë e pesëdhjetë e dy ) kg.

Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi:

-  Shpëtim LIKA, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë.

Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia.

Gjithashtu sqarojmë se ska asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

ME TE LEXUARAT