Itali, tragjedi në familjen shqiptare, burri digjet me benzinë, gruaja hidhet nga ballkoni

Aktualitet

ambulanceeNjë emigrant shqiptar është vetëdjegur me benzinë pas një sherri që pati me bashkëshorten me të cilën është në proces divorci.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Milano të Italisë ku te dy bashkeshortet jane hedhur me pas nga ballkoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Media italiane njoftoi se 42-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të djegieve që ka marrë në trup, ndërsa qëllimi i tij ishte të digjte edhe gruan e cila shpëtoi duke u hedhur nga ballkoni. Prej aty mesohet se eshte hedhur edhe gruaja.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në apartamentin e çiftit në rrugën Molino Vecchio, në Gorgonzola (Milano).

Sipas policisë, rreth orës 18:40, burri dhe gruaja (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) kanë nisur të diskutojnë lidhur me vendimin e gjykatës për ndarjen e tyre.

Burri ka hedhur benzinë (që e mbante në një bidon) në disa dhoma të banesës dhe ka tentuar të spërkasë edhe gruan e tij, një 41-vjeçare, pronare e një kompanie të vogël pastrimi.

Ai ka lagur edhe rrobat e tij me benzinë dhe pavarësisht tentativës së gruas për ta bindur të ndalonte, ka ndezur një çakmak.

Gruaja arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, ndërsa burri u përfshi nga flakët dhe pas pak sekondash ka dalë dhe ai nga ballkoni. Çifti ka tre fëmijë, 14, 22 dhe 23-vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT