Apple nxiton me publikimin e iOS 10, përdoruesve u bllokohen iPhone-t

Teknologji

ios-10Ankesat e përdoruesve të iPhone dhe iPad të cilët përditësuan sistemin operativ iOS 10,  mbushën rrjetet sociale ditën e djeshme. Diskutimet e tyre u bënë një trend pavarësisht se Apple raporton që vetëm një numër i kufizuar përdoruesish kanë pasur probleme pas përditësimit.

Apple thotë se e ka zgjidhur problemin që po “thyente” pajisjet e telefonave, ndërsa përditësonin versionin më të fundit të sistemit operativ. “Thyerje” është termi për të përshkruar një pajisje, e cila është bërë e papërdorshme si rezultat i një dështimi të harduerit apo softuerit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk vonoi edhe kërkimi i faljes nga Apple për përdoruesit e prekur.

“Përjetuam një problem me procesin e përditësimit të softuerit ku u prekën një numër i vogël përdoruesisht gjatë orëve të para të disponueshmërisë,” u shpreh një zëdhënës i Apple.

“Problemi është zgjidhur dhe u kërkojmë falje konsumatorëve tanë. Të gjithë të prekurit duhet të lidhin telefonin me iTunes në desktop për të përfunduar përditësimin ose të kontaktojnë AppleCare,” vijonte Apple.

iOS 10 erdhi vetëm një javë nga prezantimi i iPhone 7. Nuk është hera e parë që Apple ka përjetuar probleme të ngjashme gjatë përditësimeve madhore. Në 2011-tën iOS 5 ishte pothuajse e pashkarkueshme në ditët e para si rezultat i kërkesës së lartë.

Gjatë muajit Shkurt të këtij viti Apple u kritikua pasi përditësimi në iOS 9 filloi të shndërronte telefonët në të papërdorshëm.

ME TE LEXUARAT