Zbuloi bombat në Nju Xhërsi, nuk do ta besoni çfarë fiton i pastrehu!

Bota

i pastreseLee Parker kishte qenë i pastrehë për disa vite dhe gjërat e tij i fuste në qese plastike. Kur ai dhe miku i tij gjetën diçka që nuk e kishin vënë re më parë në një kosh plehrash pranë një stacioni treni në Nju Xhersi, ishte si një ‘provë hyjnore’.

E mori atë qese, eci pak dhe kur i hodhi një sy, vuri re një labirint telash që lidheshin me një bombë të improvizuar. Parker dhe miku i tij, Ivan White, e vendosën çantë në një zonë të largët në rast se eksplozivi do të shpërthente dhe shkuan menjëherë në polici.

Që nga ai moment ata janë parë si heronj, pasi në këtë mënyrë shpëtuan jetën e qindra vetëve pas një seri e bombash të vendosura në Manhatan.

Njëri nga banorët e zonës, Donald Goncalves, 52-vjeçar, tha se ishte prekur shumë nga ngjarja dhe çdo gjë që ndodhte me qytezën e tij i interesonte shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goncalves filloi mbledhjen e parave online për dy të pastrehët, dhe kështu arritën t’i blejnë një shtëpi Lee Parker-it.

Madje atij i gjetën dhe një punë në një kompani të madhe ushqimesh.

ME TE LEXUARAT