Detaje nga hetimet për trafik organesh nga shtetasi rus në Tiranë

Aktualitet

qkr-rusiDrejtësia shqiptare ka filluar një hetim për trafik organesh. Nën hetim është një shtetas rus, i cili bashkë me disa shqiptarë, kanë hapur me letra një firmë. Objekti i kësaj firme është turizmi mjekësor, që ka të bëjë me transplantimin e organeve, prenotimin e fluturimeve dhe asistenca personale për pacientët në vendin ku do të bëhet trajtimi mjekësor.

Fiks Fare ka siguruar dokumentet e kësaj dosje, ku detajohet e gjithë veprimtaria e Boris Volfman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në qendrën kombëtare të biznesit në Shqipëri është regjistruar në muajin nëntor 2014 firma “A New Life 4U”. Objektivi i veprimtarisë së firmës është turizmi mjekësor, gjithë shërbimet administrative dhe shoqëruese për turizëm mjekësor, me sferë kryesore të veprimtarisë transplantin e organeve, konsutim mjekësor, pronotim i fluturimeve dhe ofrim i asistencës personale të pacientëve në vendin përkatës ku do të jetë trajnimi mjekësor, alookimi i pacientëve dhe pronotimi i ambienteve, si dhe çdo veprimtari tjetër e lidhur sa më sipër. Adresa e kësaj firme, sipas QKB-së, është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kulla numër 2, apartamenti 8.

Fiks Fare shkoi në këtë adresë, por aty nuk rezultoi asnjë gjurmë e kësaj firme. Fiks Fare ka siguruar edhe vendimin e gjykatës, ku thuhet se: Nga monitorimi i vazhdueshëm që i është bërë llogarive të kësaj shoqërie, rezulton se në llogari të kësaj shoqërie ka mbërritur një transfertë me vlerën e 41 mijë dollarësh me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit. Transaksione janë kryer edhe me Renato Mezinin, i cili është arrestuar, i cili është arrestuar në vitin 2010 në Itali për trafik narkotikësh. Rezulton se Boris Volfman është i përfshirë në transplantimin ilegal të organeve.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka llogari bankare në emër të kompanive që ai zotëron.

Gjykata doli në përfundimin që shuma e depozituara nga firma “A New Life 4U” janë rezultat i aktivitetit kriminal.

ME TE LEXUARAT