Korrupsioni, dënohet me 4 vjet burg ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea

Aktualitet

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka vendosur 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea, akuzuar për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion por pezullohet vuajtja e dënimit dhe u caktua shërbim prove për 3 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata vendosi 1 vit e 6 muaj burg per Odise Andrean, burrin e gjyqtares.

Për të dy gjykata dha edhe dënim plotësues heqje e të drejtës së ushtrimit te detyres per 5 vjet.

Të tre tjerët nga 1 vit e 6 muaj burg. Eleni Linos iu caktua 2 vjet pezullim ushtrim u funksionit publi.

Gjykata vendosi edhe konfiskimin e 50 mijë eurove që janë sekuestruar burrit të gjyqtares.

Të akuzuar në këtë proces janë edhe Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burg për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, akuzuar për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Sipas pretences, prokuroria kerkoi 4 vjet burg për gjyqtaren, plus heqje te se drejtes per ushtrimin e funksioneve publike per 5 vjet.

Nderkohe qe per burrin e saj, Odhise Andrea, prokuroria kerkoi denimin me 5 vjet burg plus heqjen e se drejtes per ushtrim te detyrave publike per 5 vjet.

Odhise Andrea

Per te akuzuarit e tjere ne kete proces, prokuroria kerkoi 4 vjet burg per shtetasin Petraq Dashi, 2 per Ilia Çabirin dhe 1 vit burg per Eleni Lino.

Nderkohe qe u kerkua edhe konfiskimi i pasurise prej 50.000 euro, shume pretenduar e marre si ryshfet.

AKUZAT

Majlinda Andrea akuzohet per “korrupsion”. Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Të pandehurit e tjerë të dosjes Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino janë dërguar si të pandehur për “korrupsion”.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares,

Odhise Andrea në lidhje me çështjen në gjykim, ku ishin palë trashëgimtarët Çabiri dhe Lino. Dyshohet se ai ka rënë dakord për pagesën e një shumë prej 50 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tyre.

Pasi ka nënshkruar një kontratë fiktive për huazimin e një shumë prej 50 mijë euro, Dashi i dorëzon një shumë të tillë bashkëshortit të gjyqtares në një lokal në Tiranë.

Te nesërmen, në 12 korrik gjykata vendosi në favor të Çabirit dhe Linos. Hetimi ka nxjerrë në mënyrë indirekte gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, përmes survejimit të veprimeve të bashkëshortit të saj.

ME TE LEXUARAT