Rekord në Dibër, gjitha femrat votojnë, burrat "në shtëpi", ja rezultati befasues!

Politikë

votime fierNë procesin e votimit për kryetar bashkie në Dibër morën pjesë 53% të votuesve, nga të cilët 42% ishin gra. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri një pasqyrim të pjesëmarrjes në të gjitha qendrat e votimit. Hoxhaj tha se pas procesit të votimit pritet të filloje edhe numërimi i kutive, pasi të bëhet dorëzimi në KZAZ.

Hoxhaj: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se procesi i mbylljes së qendrave të votimit është në mbyllje ndërkohë që pjesëmarrja deri në orën 19.00, bazuar në informacionin që kanë përcjellë QV-të kanë raportuar në KQZ, rezulton si më poshtë:

pjesemarrja ne votim

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me informacionet e ndryshme të publikuara gjatë ditës së sotme megjithse minimale dhe që në thelb nuk cënojnë mbarëvajtjen e procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në asnjë nga 118 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore.

Planifikimi në kohën e duhur i bazës logjistike zgjedhore sipas një sistemi të organizuar dhe jo rastësor, disponimi i saj në sasi dhe cilësinë e kërkuar, si dhe dërgimi i saj në destinacionin e duhur së pari pranë KZAZ-së nr. 19, dhe nga kjo e fundit në cdo QV, rezultoi pa asnjë mangësi në materialet zgjedhore, dhe i shërbeu mbarëvajtjes me sukses të procesit votimit.

Bashkëpunimi i sekretarëve dhe komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik, ndaj KQZ falendëron për bashkëpunimin dhe profesionalizimin e komisionerëve dhe të medias të cilët pasqyruan situatën reale të procesit të votimit, duke shpresuar që ky raportim do të vijojë edhe gjatë procesit të numërimit.

ME TE LEXUARAT