6 vite më parë në krahët e Noizyt, Einxhel Shkira publikon foton dhe mesazhin e ndjerë

Showbiz

noizyyyyyyEinxhel Shkira ka zgjedhur një foto të vjetër e të veçantë për të uruar mikun e saj për ditëlindje. Moderatorja na tregon se me Noizyn janë miq shumë të mirë dhe që njihen prej kohësh, e tashmë ajo ndihet krenare për arritjet e tij.

Në një mesazh të gjatë, ajo i ka shprehur dashurinë që ka për të dhe vlerësimin si një mik mjaft të mirë, duke i uruar që në vitet në vijim të realizojë të gjitha dëshirat e tij pasi sipas saj, Noizy është nga ata persona që natën ëndërrojnë dhe nuk flenë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndërsa rritemi kthejmë kokën pas dhe kuptojmë që vetëm pak persona e kanë merituar dashurinë dhe besimin tonë, vetëm të vërtetët, dhe ti @Zinizin (Noizy) për mua je i tillë.

Jam shumë krenare për ty teksa shikoj tani se çfarë ke arritur. Ti i lufton armiqtë dhe hipokritët vetëm me talentin tënd të madh dhe me muzikën tënde unike, për të qenë tani aty ku ishte vizioni yt që në ditën e parë…‘Mbi të tjerët’.

Të vlerësoj jo vetëm sepse ke qenë një mik për mua por edhe frymëzim, se si një djalë i vogël ëndërronte dhe punonte fortë që ëndrrat e tij të realizoheshin pavarësisht të gjithave. Të uroj gjithë të mirat në jetë, edhe pse ti i ke ato, por unë e di që ti nuk je nga ata djemtë që flenë natën por që ëndërrojnë, ndaj uroj që ti realizosh të gjitha ëndrrat e tua në 130 vitet e ardhshme.

Gjithnjë do ta kesh mbështetjen e atyre që të duan, në ditë të mira dhe sidomos në ato të këqijat”, shkruan Shkira në Instagram.panorama

ME TE LEXUARAT