Ndalimi i vëllait të shefit të komisariatit të Dibrës, reagon PD, ja e vërteta

Aktualitet

UntitledPartia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me ndalimin e vëllait të Shefit të Komisariat të Dibrës, pasi sipas tyre ai sot u kap me një sasi kokaine. Në një deklarate drejtuar mediave, PD thekson se hetimet për këtë çështje duhet të shkojnë tek koka-Bert Aga. Selia blu shtoi më tej se Aga a mbështetjen e plotë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Saimir Tahiri.

“Karteli i drogës së Dibrës doli më në pah dy ditë më parë kur prokuroria ndaloi vëllain e shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, me një sasi droge të fortë, të llojit kokainë. Ndërkohë që ai kapet me kokainë, vëllai po korr parcelat e veta me kanabis në Dibër dhe po ofron mbrojtjen e nevojshme për bandat e tjera që dhanë kontribut në zgjedhjet e 11 shtatorit.”, citohet në reagimin e PD-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas opozitës, Aga mbron bandat që dhanë kontribut për zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër.

“Megjithë këto implikime të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, Aga, ose agai i kanabisit në Dibër vazhdon të jetë në detyrë dhe ka mbështetjen e Tahirit dhe Edi Ramës. Aga është po ashtu në krye të grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet në Dibër, i kallëzuar në prokurori nga Partia Demokratike me 1 shtator. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë për faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës. Ne e dimë pengesën që has organi i akuzës, pasi kreu i kartelit të drogës së Dibrës ka mbrojtjen e Tahirit dhe Ramës, por ndalimi i vëllait me kokainë është thjesht një hap. Hetimi dhe veprimet e plota duhet të shkojnë tek kreu i kësaj organizate që është pikërisht shefi i komisariatit të Dibrës. Karteli i drogës nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojë dot ligjit, edhe nëse mbrohet deri në fund nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama.”, përfundon reagimi i PD-së./balkanweb/

ME TE LEXUARAT