Dhunuan efektivin e policisë, pranga babait dhe dy djemve të dehur, ja emrat

Aktualitet

prangaNjë shtetas 56-vjecar dhe dy djemtë e tij kanë rënë në pragag, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar dhe më pas goditur një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 56-vjecari me dy djemtë për shkak se kishin konsumuar pije alkoolike kanë shkuar në spitalin e Fushë-Krujës për ndihmë mjekësore dhe kanë ofenduar  personelin e urgjencës.

Sipas burimve policore, në pranga kanë përfunduar shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-Jak Jaku 56 vjeç, banues në  fshatin Mallkuç  Krujë;

-Mhill Jaku 38 vjeç, banues në  fshatin Mallkuç  Krujë;

-Albert Jaku 23 vjeç, banues në  fshatin Mallkuç  Krujë.

Gjithashtu mësohet se gjatë konfliktit, djemtë dhe babai i tyre kanë goditur një punonjës të rendit për shkak të detyrën.

ME TE LEXUARAT