Zbulohet fotoja, ja kush e dhunoi biznesmenin libanez

Aktualitet

Personi qe duket ne ketë foto eshte pikërisht ai qe rrahu barbarisht përfaqësuesin e kompanisë Omnix Albania, Fadi Mitri, 16 dite me pare. Ne foton qe disponon vetë i dëmtuari si dhe Policia Shqiptare, duket se agresori ka zbritur nga makina pasi kishte kryer me pare aksidentin e qëllimshëm me automjetin ku ndodhej Mitri dhe familja e tij. Automjeti i dhunuesve, një Volksagen Tuareg i zi me targa italiane, dallohet qarte i dëmtuar ne krahun e djathte si pasoje e përplasjes. Nga hija e agresorit kuptohet se ai mban ne dore nje send e qe sipas dëshmisë se Fadi Mitri, ishte nje shkop bejsbolli. Personi ben kujdes te shohë përreth para se te godasë investitorin libanez. Ketë foto e ka bere bashkëshortja e Mitri. Pamja, ndonëse e turbullt, tregon se ne sediljen e pasagjerit te makinës se agresoreve qëndron nje person, i cili filmon rrahjen. Familja e Fadi Mitri dhe drejtuesit e Omnix Grup te kontaktuar nga Vizion Plus, thonë se policia e ka marre foton, por ende nuk ka arrestuar autorin kryesor te dhunimit. I vetmi i dyshuar, Skender Kraja, ndodhet ne qeli per posedim te nje sasie te vogël droge. Presidenti I Omnix Grup, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, Jamal Abu Issa, nuk e fsheh zhgënjimin per punën e policisë.

“16 dite kane kaluar nga masakra dhe nuk ka ende nje te ndaluar konkret. Ngre pyetjen, pse Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, heziton te arrestoje kriminelet, te cilët barbarisht sulmuan Fadi Mitrin. Asnjë nga personat ne foto nuk është arrestuar, asnjë gjurme e makinës nuk është gjetur.  Edhe ne si kompani bëjmë vlerësimet tona dhe jemi te shqetësuar dhe shume te pasigurt. Kjo është e vetmja arsye pse ne 21 Shtator, ne deklaruam se do te tërheqim investimin tone prej $450 milion dollarë ne zhvillimin turistik tek Gjiri I Lalezit dhe çdo investim tjetër te ardhshëm ne Shqipëri. Si mundet te ndihesh i sigurt kur shikon ne mes te ditës persona te pashqetesuar qe rrahin investitorin e huaj, investitor qe kishte marre garancitë nga qeveria per te investuar, kur shikon sesi personi ne sediljen e pare te makinës filmon teksa rrihet barbarisht zoti Fadi Mitri ne sytë e bashkëshortes dhe fëmijës? Kjo te detyron ta rivlerësosh seriozisht sigurinë e nje investimi te tille përballe jetës se njerëzve.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas largimit te Fadi Mitri nga Shqipëria, Prokuroria vendosi sekuestro mbi sipërfaqen prej 45 mije metrash katrore ne Gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej kompleksi turistik. Organi i akuzës dyshon se kjo toke është fituar nga shtetasi Pal Selçuni, përmes dokumenteve te falsifikuara.

https://youtu.be/sAjzpgf-TiI

ME TE LEXUARAT