Lidhja e Çiljetës me Alban Hoxhën, këngëtarja reagon keq ndaj mediave

Showbiz

14330992_301759553516681_2082832020_nÇiljeta, e cila së fundmi është në qendër të vëmendjes jo më për gjoksin e saj por për lidhjen me Alban Hoxhë, duket se nuk ka duruar më. Nëse Alban Hoxha ka postuar një foto dhe Ҫili ka komentuar, atëherë ujërat kanë lëvizur, por nuk mbetet jashtë vëmendjes mediatike edhe kur komenton në profilin e së ëmës së Albanit apo për ҫdo foto të familjes Hoxha në rrjetet sociale.

Në një rrëfim të fundit për “Bluetooth”, përveҫ ndryshimeve në look dhe projekteve të reja në muzikë, Çili jep edhe pak detaje për thashethemet, aludimet dhe komentet e panumërta në lidhje me Albanin, edhe pse, siҫ tregon ajo, pas lindjes së Fernandos, ka zgjedhur të mos flasë më për jetën e saj private: “Kam zgjedhur të mos flas për jetën time private.

Nuk ka asgjë për t’u thënë” – thotë ajo me një përgjigje të prerë, ndërsa dyshimeve se ajo dhe Albani janë duke bërë një lojë për mediat me komentet që bëjnë në rrjetet sociale, ajo përgjigjet: “Jo, ne jemi njerëz familjarë, nuk bëjmë lojëra për portalet.” Sulmet dhe komentet mediatike janë bërë deri diku të bezdisshme për Ҫiljetën, por me natyrën që ka, ajo asnjëherë nuk duket se provokon me qëllimin të tërheqë vëmendje.

Nëse ka diҫka për të thënë, ajo do ta thoshte edhe publikisht, ashtu si edhe e anasjella. Megjithatë, ka kohë që një pjesë të vetes, atë që është me të vërtetë shumë e rëndësishme, ajo do që ta ruajë për vete: “Unë u bëra kohë që nuk flas më për jetën time private. Që kur u bëra nënë, nuk kam folur më. Dhe besoj se kam folur mjaftueshëm. Gjërat që janë të rëndësishme në jetë, është mirë që t’i ruash për vete” – i mbyll Ҫiljeta pikëpyetjet. Duke e mbyllur me kaq, Çiljeta sërish i ka lënë pa përgjigje për fansat, edhe pse ajo tha dicka që nënkuptonte përgjigjen.

ME TE LEXUARAT