Burri bie në lumë gjatë natës, shkak loja "Pokemon Go"

Soft

pokemon-goNjerëzit vijojnë të rrezikojnë jetën në përpjekje për të kapur pokemonë. Loja e përhapur furishëm javët e fundit i ka rrezikuar jetën një burri në Australi. Ai ka rënë në lumin Suan, i cili kalon përmes qytetit Perth.

Ngjarja ka ndodhur natën, teksa burri përpiqej të kapte një pokemon. Fatmirësisht, një roje aty pranë e ka parë dhe ka njoftuar policinë. Burri është shprehur se ishte zgjatur shumë për të kapur lodrën virtuale, saqë ka përfunduar në ujë.

ME TE LEXUARAT