Zbardhet autopsia e shtatzënës, ja kush ia çau shpretkën

Aktualitet

ambulancaaInstituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk e ka përfunduar hetimin e plotë për vdekjen e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Por sipas nëndrejtorit, dr. Admir Sinamatit, duke qenë se kjo çështje ka një ndjeshmëri të madhe, po punohet që koha e përfundimit të të gjitha analizave të jetë më e shkurtër.

Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Sinamati thekson se ka përfunduar autopsia, por jo analizat toksikologjike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që, i pyetur në lidhje me çarjen e shpretkës, si diagnoza e përcaktuar e cila i ka shkaktuar vdekjen 35-vjeçares Aida Çajka dhe foshnjës 9-muajshe që kishte në bark, ai thotë se kjo është një gjë e mundur gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve hormonale që pësojnë femrat, por edhe nga goditjet e fëmijëve.

“Foshnja ishte e madhe, pasi peshonte 4.8 kg. Dëmtimi mund të ketë ardhur edhe nga goditjet e fëmijës. Është një gjë që nuk përjashtohet”, theksoi nëndrejtori i mjekësisë ligjore, Admir Sinamati për “GSH”.

Zoti Sinamati, në çfarë pike është mjekësia ligjore në lidhje me tragjedinë e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”? Kur mund ta kemi ekspertizën përfundimtare?

Ekspertiza të tilla normalisht kërkojnë 2 javë kohë, tani ka përfunduar autopsia. Por duhen bërë analizat toksikologjike, të mblidhen të gjitha ekzaminimet që të dalë ekspertiza mjekoligjore. Duke qenë se kjo është një ngjarje që ka ndjeshmëri të madhe publike, do të punohet që përgjigjja të dalë në kohë më të shpejtë. Diagnoza që u dha si shkaktare e vdekjes, është çarja e shpretkës.

Si e gjykoni ju këtë, pasi ka shumë zëra profesionistësh të mjekësisë që thonë se dëmtimi i shpretkës ndodh nga traumat e rënda, nga një aksident me makinë apo goditje…

Dy janë arsyet madhore të dëmtimit të shpretkës: nga traumat, dhe në rastet kur personi vuan nga sëmundje të gjakut. Te gratë shtatzëna kjo diagnozë nuk është një gjë e pamundur, për shkak të ndryshimeve të komponentëve hormonalë që ato pësojnë. Teorikisht mund të ndodhë edhe nga goditjet që mund të shkaktojë fëmija, dhe sidomos nëse është një fëmijë i madh, si në këtë rast. Por asgjë nuk është vërtetuar. Duhet të presim të dalë ekspertiza përfundimtare.

Sa i madh ishte fëmija?

Nga të dhënat rezulton 4.8 kg. Dhe, nëse godet vazhdimisht në një pozicion ku ndodhet shpretka, nga ana mjekësore mund të ndodhë edhe dëmtimi i saj

ME TE LEXUARAT