Pamje të rënda/ Arusha tmerron banorët në Kukës, por e pëson keq

Aktualitet

arushaaNjë arushë është vrarë me armë zjarri nga banorët e një fshati në Bushtricë të Kukësit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë, ku dy banorë të kësaj zonës kanë qenë duke ecur në rrugë, kur papritur përpara u ka dalë arusha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë tmerruar dhe kanë ikur me vrap. Me të mbërritur në fshat, kanë treguar për ngjarjen ku banorët janë mbledhur për ta kapur atë.

Pasi kanë mundur të pikasin arushën, ata e kanë qëlluar me armë gjahu. Banorët e kanë shpjeguar vrasjen e kafshës me pretendimin se ajo kishte terrorizuar fshatin si dhe u kishte prishur edhe kultivimet e tyre bujqësore.

ME TE LEXUARAT