"Piktori" arreston 2 profesionistët e falsifikimit të dokumenteve, ja emrat

Aktualitet

piktoriPas një hetimi disamujor, policia e Lezhës më në fund ka arrestuar dy falsifikatorë dokumentash: Mark Gjinaj , 52 vjeç, banues në Kurbin dhe Fatmir  Braha, 45 vjeç, banues në Durrës.

Hetimi nisi në kuadrin e operacionit të koduar “Piktori” dhe arrestimi ndodhi dje, kur atyre iu kontrolluan befasisht shtëpitë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se “gjatë kontrollit të ushtruar dje në  banesën  e Mark Gjinajt, u gjet një sasi baze materiale që dyshohej se përdorej për prodhimin e dokumenteve të fallsifikuara. Gjithashtu, gjet edhe dokumenta e  materiale të ndryshme të  cilat dyshohet se përdoreshin  nga  ana e tyre, si modele falsifikimi.”

Me hetimin e zgjatur, u dokumentua e gjithë veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve që çoi në arrestimin e “mjeshtrave”.

Dosjet e tyre iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Falsifikimi i dokumenteve” ” Falsifikimi i dokumenteve shkollore” "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2,187/2,190/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT