Ndërron jetë papritur Kryebashkiaku i Kolonjës, 46 vjec, reagon Rama

Politikë

arben-maloNe menyre te papritur, Arben Malo, Kryetari i Bashkisë së Kolonjës është ndarë nga jeta për shkak të një ataku kardiak. 46 – vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në banesën e tij.

Arben Malo ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europianë për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku dhe u shpall fitues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai lindi në Ersekë të Kolonjës më 26.09.1969.

arben-malo16Nga viti 1998 deri në 2005, Malo ishte Kryetar i Partisë Socialiste, Dega Kolonje.

Nga viti 2000 deri në 2007, mbajti postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Ersekës.

2007 deri në 2011, Malo ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë

2000 deri 2011: anëtar dhe kryetar i Grupit Socialist të Këshillit të Qarkut Korçë.

Per ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Malos, Kryetarit të Bashkisë së Kolonjës.

Në një postim në rrjete sociale, Kryeministri shkruan se sot nga jeta u nda një mik i mirë dhe një pjesëtar i respektuar i familjes së madhe të aleancës qeverisëse, ndërsa shpreh respekt për punën e tij në krye të Bashkisë.

“Arben Malo, një mik i mirë dhe pjesëtar i respektuar i familjes sonë të madhe politike, kryebashkiak i Bashkisë së re të Kolonjës propozuar nga LSI, u nda papritur nga jeta. Me respekt për punën e tij të mirë në drejtimin e bashkisë dhe me dhembshuri për humbjen e tij, ngushëllime familjarëve, miqve, qytetarëve të Kolonjës”, shkruan Rama.

46 – vjeçari Arben Malo u nda papritur nga jeta mbrëmjen e së shtunës për shkak të një ataku kardiak.

ME TE LEXUARAT