Vajza "babysiter" alarmon Durrësin: Më kanë përdhunuar. Policia: Ja e vërteta

Aktualitet

policia-durresDrejtoria Vendore e Policisë Durrës, në lidhje më një lajm të publikuar në media ku pretendohet se një shtetase është përdhunuar sqaron se:

Më datë 22.08.2016, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqëndruar (në dukje me probleme të shëndetit mendor) shtetasia Desara Qoniku.

Me të marrë njoftim , Policia e Durrësit paralel me dhënien e ndihmës shëndetësore ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe proçeduriale për rastin në fjalë.

Konkretisht u është marrë deklarim mamasë së shtetases Desarës shtetases N.Q.dhe shoqeve të saj, shtetaseve P.V.dhe A.Xh., të cilat pohojnë se kishin dijeni për punësimin e shoqes së tyre në banesën e shtetasit I.P. si "Babysiter" dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20-23.08.2016.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu i'u mor deklarim shtetasit I.P. dhe ish-bashkjetueses së këtij të fundit. Policia e Durrësit ka vijuar më tej hetimet në kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme shëndetësore mbi mundësinë e ushtrimit të dhunës fizike apo seksuale ndaj shtetases Desara Qoniku.

Theksojmë se shtetësia Desara ka qenë e shoqëruar nga familjarët dhe punonjëse policie të seksit femër gjatë gjithë proçesit të kryerjes së veprimeve hetimore.

Në përfundim të hetimeve në dijeni dhe asistencë me Prokurorin e gatshëm,  me aktin e dëshmisë Nr.740, datë 24.08.2016 , eksperti mjeko - ligjor konfirmon se ndaj shtetases Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çregullime të shëndetit mendor.

Mjekët kanë vendosur që shtetësia Desara Qoniku duhet të dërgohet për tu kuruar në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT