Greqia i dorëzon Shqipërisë 18-vjecarin nga Lushnja, akuzohet për terrorizëm

Aktualitet

polici-grekePolicia në pikën kufitare të Kakavijës ka marrë mëngjesin e së enjtes në dorëzim nga autoritetet greke një 18-vjeçar shqiptar, nga Lushnja i akuzuar per veprimtari terroriste jashte Shqiperise.

Sipas burimeve policore i riu, i identifikuar me inicialet J.Ç (Julian Cela), akuzohet për pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe ne formacione terroriste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia saktësoji se 18-vjeçari nga Lushnja është marrë në dorëzim nga specialistët e anti-terrorit për t’u marrë në pyetje mbi aktivitetin e tij jashte Shqiperise nderkohe qe ndaj tij eshte vendosur masa e arrestit.

ME TE LEXUARAT