"Cirk" në mesnatë! Djali i politikanit socialist me 150 km/h, ja si ia mori jetën policit

Aktualitet

aksidenti-kamezDuhet të ishte një patrullim si çdo natë tjetër, por shpejtësia me 150 km në orë e një makine tip “Lexus” që drejtohej nga djali i ish-deputetit të partisë socialiste Ndue Kola i mori jetën efektivit të policisë të komisariatit nr.5.

Mbrëmjen e së dielës, furgoni i policisë me tre efektivë brenda, teksa po patrullonte përballë gjimnazit “Ibrahim Kodra’ në Kamëz është marrë para nga fuoristrada që drejtohej nga 22-vjeçari, Arnold Kola.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kola ka qenë duke drejtuar makinë e tij tip ‘Lexus’ me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, sa në momentin e goditjes, furgoni i policisë është përmbysur në mes të rrugës.

Nga përplasja ka mbetur i vdekur, efektivi i policisë, Ervin Haxhia, 42 vjeç, ndërsa dy kolegët e tij u plagosën, por pa pasoja për jetën.

I riu është ndaluar dhe shoqëruar në polici, ndërsa do të akuzohet për vdekjen e policit.

ME TE LEXUARAT