Shifra të çmendura, në 5 muaj rrugët e Shqipërisë u përgjakën 107 herë!

Aktualitet

aksidenti_rrugor_236923047Kreu i Policisë Rrugore, Ardi Veliu, tha se në vetëm 5 muaj, numri i të vdekurve në aksidente është 107 persona. Ai tha se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në akset rrugore, duke shtuar se shumë akse nuk kanë parametrat e duhura të sigurisë.

Megjithatë, ai deklaroi se aksidentet me pasojë vdekjen kanë pësuar ulje. Sipas tij, në vend qarkullojnë 500 mijë automjete ndërsa gjatë sezonit turistik shtohen edhe 500 mijë të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veliu: Këtë situatë nuk duhet ta shohim kaq të zymtë, sepse në rast se i referohemi statistikave të tremujorit të fundit, situata pothuajse është e përmbysur. Qoftë për sa i përket evidentimit të ngjarjeve rrugore, qoftë numrit të të vrarëve, e cila është gjithmonë në ulje.

I referohem korrikut, gushtit dhe shtatorit, të cilat kanë qenë periudha të ngarkuara në akset rrugore. Në Shqipëri qarkullojnë 500 mijë mjete që posedohen nga shtetas shqiptarë, plus 480-530 mijë mjete që janë futur nga vendkalimet kufitare për të frekuentuar plazhet dhe sezonin turistik.

Ndërsa eksperti i sigurisë rrugore, Demir Osmani deklaroi se policia ka përgjegjësi në vetëm 10% të aksidenteve rrugore.

Osmani: Është infrastruktura rrugore që për mua zë një pjesë të mirë, është sistemi i dhënies së patentave dhe ndërgjegjësimi i pakët i popullsisë për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Pjesën më të madhe e ka shteti shqiptar në lidhje me aksidentet rrugore. Është investuar shumë herë më tepër për sinjalistikën rrugore në tre vitet e fundit dhe mendoj se ky investim duhet të shtohet.

ME TE LEXUARAT