Po filmonte veten me 170 km/h, vdes 25-vjeçarja pasi përplaset me bordurën

Bota

aksidentNjë filmim me celular i ka marrë jetën një vajze të re në Itali. Ana Maria Ahmeti, një 25-vjeçare rumune, por që jeton në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi mbrëmjen e 23 shtatorit rreth orës 22:30 në autostardën A1, në Crespellano, Bologna. Vajza, e cila ishte në bordin e një Fiat Punto nuk ka mundur dot të mbajë kontrollin e makinës, në fillim ajo u përplas me një nga borduarat e autostradës pastaj përmbyset, duke humbur jetën në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave italiane ka qenë pikërisht celulari, që ka tërhequr vëmendjen e 25-vjecares, e cila as nuk e kishte vënë re që po ecte me 170 km/h, shpejtësi kjo jashtë normave të lejuara në atë autostardë.

Në makinën e shkatërruar nga aksidenti, policia gjeti celularin e Ana Marias. Në të ishte filmuar një video pak çaste para se të ndodhte aksidenti.

25-vjecarja rumune jetonte së bashku me të dashurin dhe mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, ajo po shkonte tek prindërit, të cilët jetonin në zonën e Varese-s.

ME TE LEXUARAT