Aksident në aksin Laç- Mamurras, furgoni përplas motorin, vdes 23-vjeçari

Aktualitet

policia-naten-620x330Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin  Laç- Mamurras. Burimet e policisë bëjnë me dije se një furgon ka përplasur një motor.

Sipas burimeve, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit Zamir Tuga, 23 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Furgoni drejtohej nga shtetasi Vasfi Kërtulla 47 vjeç, i cili u ndalua menjëherë nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT