Tiranë- Arrestohet 16- vjeçari, kërcënoi 55-vjeçarin se do t’i merrte 200 mijë lekë

Aktualitet

arrestim-policia-rrugoreArrestohet një i mitur ditën e djesshme, pasi në formën e gjobëvënies, ka tentuar ti marrë një 55-vjeçari shumën e parave prej 200 mijë lekëve. 16 –vjeçari, vihet në pranga nga policia e Tiranës.

“Më datë 17.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A .Xh, 16 vjec (i mitur), banues në Sharrë Tiranë. Arrestimi i tij u be sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza” Kombinat, u kap në flagrancë në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve, në formën e kërcenimit (gjobvënies) nga shtetasi R. M,55 vjec , banues në Vaqarr Tiranë, Kombinat”, sqaron policia.

ME TE LEXUARAT