Ja kush janë tri viktimat dhe motivi i vrasjes së trefishtë në Gjakovë

Tre persona kanë mbetur në Gjakovë të vrarë nga një mosmarrëveshje e mëparshme. Dy vëllezër, Valon dhe Ilir Islamaj nga fshati Madanaj i Gjakovës, dhe Zef Krasniqi, janë qëlluar për vdekje nga Gjelbrim Gjoshi në Çarshinë e Gjakovës të martën.

Klan Kosova merr vesh, se deri te vrasja ka ardhur nga një konflikt i mëhershëm që palët kishin pasur në restorantin “La Vila” në Shkugëz, në periferi të Gjakovës.

Burime të Klan Kosovës thonë se konflikti kishte nisur për para.

Viktimat

Ndërsa Valon Islamaj dhe Ilir Islamaj janë dy vëllezërit viktimë të kësaj vrasje të cilët njihen ndryshe si vëllezërit Madanaj.

Kurse viktima e tretë e kësaj vrasje është Zek Krasniqi 35 vjeçar nga fshati Meçe.

polici-kosove166Vrasja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjakovës në Kosovë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Mediat në Kosovë shkruajnë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Në orën 16:00 ka ndodhur një vrasje, ku tre persona kanë humbur jetën, në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë informatës dhe janë në kërkim të të dyshimtit”, ka thënë Podrimaj.

Ajo ka shtuar se viktimat janë të gjinisë mashkullore, të moshës 25-35 vjeçare.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

93617-SOJ68Eycss

Granatat mbi RTK-në, ja autorët dhe arsyeja pse e sulmuan

Rugovasit kanë marrë përsipër sulmin që ndodhi mbrëmë në Radio Televizionin Kosovar ...