Shpërthime në Shëngjin, zjarri i afrohet zonës turistike, dëshmitari publikon videot në "Lajmifundit"

Aktualitet

shengjin-zjarriNje lexues i Lajmifundit.al dergoi ne redaksine tone dy video nga vendi i ngjarjes ne zonen ku zjarret po perhapen me shpejtesi ne zonen e Lezhes.

"Shikojeni se si po perkeqesihet situata..ne perlen e Shengjinit, Rera e Hedhur.. Eshte vetem pak km larg 5 Resorteve Turistike", shkruan lexuesi yne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nderkohe mesohet se situata në Shëngjin sa vjen e po përkeqësohet.

Pas njoftimit mëngjesin e sotëm se Emergjencat Civile kishin nën kontroll zjarrin e përhapur në malin e Shëngjinit, në mesditë vatrat e zjarrit janë përhapur tek ‘Rana e Hedhun’, në anën tjetër të malit.

Prefekti Eduard Ndreca thotë se situata është tepër e rëndë, ndërsa kërkohet edhe ndihmë nga Italia për ndërhyrje nga ajri.

Në zonën ku ka rënë zjarri po dëgjohen shpërthime. Tek mali i përfshirë nga flakët ndodhet një poligon qitje dhe prania e mjeteve shpërthyes po shkakton këtë gjë.

Prefekti bën me dije se në terren ndodhen 100 ushtarë që po ndihmojnë, kurse nga ajri po patrullojnë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dy helikopterë të ushtrisë.

Ai sqaron më tej se duhen helikopterë me kapacitet më të madh dhe për këtë kërkohet ndihmë nga Italia. Kjo e fundit po përballet me një fatkeqësi natyre, ku më shumë se 140 persona kanë humbur jetën nga një tërmet shkatërrues.

ME TE LEXUARAT