U lirua nga burgu para 4 ditësh, kapet sërish për trafik droge

Aktualitet

uliruaKy që shihni në foton më lart është 27-vjeçari Artur Gjergji, nga qyteti i Durrësit, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Portin e qytetit bregdetar, me 111 kg kanabis në automjetin e tij teksa ishte nisur drejt Italisë.

Burimet policore konfirmuan se nuk është hera e parë që 27-vjeçari arrestohet nga policia. Vetëm pak ditë më parë, në datën 19 Gusht ai ishte arrestuar nga policia e Durrësit sepse po drejtonte pa leje një motor, shkruan ‘Panorama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më datë 18.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Gjergji, vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në, në rrugën “Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Mësohet se i riu kishte vetëm 4 ditë, të premten e javës që lamë pas që kishte dalë, pasi ishte arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Por pas 4 ditësh ai arrestohet sërish, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Njoftimi i policisë

“Më datë 29.08.2016, rreth orës 20:00, në PKK Port, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve pas kontrollit në Skaner të automjetit tip “Renault”, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.

Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT