Tronditet Saranda, gjendet e vetëvrarë oficerja 25-vjecare e policisë

Aktualitet

policia-sarandeNjë ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën në mesin e sezonit turistik.

Një efektive e policisë ka kryer vetëvrasje në banesën e saj në këtë qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

[caption id="attachment_601449" align="alignleft" width="443"]inspektorjaaa Policja e vetevrare ne Sarande[/caption]

Burimet zyrtare kanë thënë se oficerja 23-vjecarja Iroldina Iljazi, ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Kolegët e saj e prisnin sot në mëngjes që të merrte shërbimin por kur ajo është vonuar ata kanë dhënë alarmin.

Vetëvrasja e polices ka ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj.

Policia thotë se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /lajmifundit.al

Deklarata e policise:

Policia: Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë vetën në banesën e saj.

Trupi i pajetë i përket shtetases së quajtur Jeroldina Iljazi, rreth 23 vjeçe, banuese në Sarandë (Punonjëse Policie me gradën Inspektore).

Dyshohet se kjo shtetase është vetvrarë me armën e shërbimit në banesë, në dhomën e saj në lagjen nr.3 Sarandë, për shkaqe ende të paqarta.

Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT