Super-vjedhja, kompaninë e sigurimit rrisin papritur cmimin e TPL-së për automjetet

Aktualitet

sigurimeNë mënyrë të beftë dhe pa lajmëruar kompanitë e sigurimeve, kanë rritur të mërkurën çmimin për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve në vend, i njohur ndryshe edhe si TPL.

Rritja e çmimit për autoveturat është afro 15-20 % më shumë se çmimi i vjetër, në varësi të llojit të automjetit dhe vitit të prodhimit. E thënë ndryshe qytetarët nga e mërkura e pas, do të nxjerrin nga xhepat e tyre afro 3 000 mijë lekë më shumë për këtë shërbim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një drejtues automjeti, ka paguar për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë. Ndërsa vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak.

Kompanitë e sigurimeve thonë se rritja e çmimit është bërë për shkak të aksidenteve të shumta në vend dhe primit të rriskut.

Çmimi i vjetër sipas kompanive nuk përballonte dëmet nga aksidentet. Tjetër shkak sipas kompanive është edhe rritja që u bë me 7 % nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10% .

Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimeve, më shumë rritje të çmimit për siguracionet e makinave ka patur për furgonat, kamionet dhe autobusët, ndërsa më pak për motorçikletat.klan

ME TE LEXUARAT