"T'lagi me Shampanjë", zbulohet kush është vajza "misterioze" e Majk

Showbiz
majlindaa"T'lagi me Shampanjë" është kthyer në një zhargon që përdoret edhe në biseda tavolinash. Po flasim për këngën e reperit Majk, e cila u kthye në hit, por së fundmi janë vërtetuar edhe thashethemet se kush është vajza për të cilën këngëtari ka folur në këngë. Prej javësh ata përfliteshin se mund të ishin në një lidhje së bashku dhe postimi i fundit i vajzës nga Prishtina i ka konfirmuar këto thashetheme. Majlinda Zeka dyshohet se është e dashura e tij, e cila nuk është personazh publik, por njihet për bukurinë e saj. Çifti prej disa kohësh ngacmon ndjekësit në rrjetet sociale e detaje që i lidhin bashkë por, fotoja e reperit që Zeka ka postuar në Instagram i ka qartësuar dyshimet. Sipas “Prive.al”, ndonëse tashmë të gjithë thuajse e dinë se Majk dhe Majlinda tashmë janë çift, asnjëri prej tyre ende nuk e ka pohuar një gjë të tillë, por fotot flasin vetë. "Dashni", "S'jena mo" dhe "Ajo" janë disa nga këngët më të pëlqyer të reperit Majk, të cilat e bënë edhe të njohur në tregun muzikor shqiptar.jeta osh qef

Friday night out ⚪️

A photo posted by Majlinda Zeka (@majlindazeka1) on

ME TE LEXUARAT