Siri, rrëzohet një helikopter rus. Shpallen të vdekur 5 personat në bord

Bota
Siri, rrëzohet një helikopter rus. Shpallen të vdekur 5 personat

Një helikopter rus i tipit “Mi-8” është rrëzuar nga një predhë e lëshuar nga territori sirian, pasi kishte dërguar ndihma humanitare në Aleppo. Lajmi konfirmohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate. Tre personat e ekuipazhit, si dhe dy oficerë ushtarakë nga Qendra ruse e Pajtimit ishin duke u rikthyer në bazë. Të pestë ata janë shpallur të vdekur sipas asaj që bëhet e ditur nga Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi përmes një deklaratë të pak minutave pas ngjarjes se, të gjithë personat në bordin e helikopterit kanë vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pjesëtarët në bord janë vrarë, sipas asaj që kemi mësuar nga një raportim i Ministrisë së Mbrojtjes. Ata ranë heroikisht, teksa po përpiqeshin të devijonin helikopterin në mënyrë që të shkaktonin sa më pak viktima në terren”, tha Peskov. “Kremlini ofron ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të atyre që ranë në krye të detyrës”, shtoi ai.

“Sot më 1 gusht, një helikopter transporti Mi-8 është qëlluar dhe është rrëzuar mbi provincën e Idlibit, pasi kishte dërguar ndihma humanitare në qytetin e Aleppos. Tre pjesëtarët e ekuipazhit dhe dy ofierë ishin në bordin e tij me mision në Siri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Helikopteri ishte duke u rikthyer në bazën ajrore ruse të Khmeimimit, shton deklarata. Ministria ruse nuk ka bërë ende të ditura identitetet e personave në bord.

Ky është helikopteri i tretë rus që humbet në veprim e sipër në Siri gjatë këtij viti. Në korrik, një helikopter sulmues “Mi-25” u qëllua pranë Palmirës, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve rus. Mjeti fluturues ushtarak ishte duke u përballur me avancimin e militantëve të Shtetit Islamik me kërkesë të ushtrisë siriane, kur u rrëzua, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në prill, një tjetër helikopter i tipit “Mi-28N” u përplas pas një fluturimi mbi qytetin e Homsit, për të cilin Ministria ruse e Mbrojtjes u kujdes të theksonte se nuk ishte qëlluar. Edhe në këtë incident, dy pilotët në bord mbetën të vdekur, ndërsa faji iu faturua një problemi teknik sipas asaj që citoi Moska.

Në tetor të vitit të kaluar, një tjetër helikopter “Mi-8” u shkatërrua thuajse totalisht në ajër, e më pas edhe në tokë nga luftëtarët e ISIS-it, pas një uljeje emergjence në mesin e një operacioni kërkim-shpëtimi për të nxjerrë pilotin e dytë të mbijetuar të një avioni bombardues “Su-24M”, të goditur nga avionët “F-16” të Forcave Ajrore turke.tch

ME TE LEXUARAT