Arrestohet muratori shqiptar në Itali, dyshohet për lidhje me ISIS

Aktualitet

carabinieri15Një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar në një park publik gjatë mbrëmjes së të hënës në Ravena të Italisë, dyshohet se ka lidhje me ISIS.

Efektivët e policisë gjetën në xhepin e shqiptarit një armë, që rezultoi më pas e vjedhur, pasi u njoftuan nga disa kalimtarë që pikasën armën e 40-vjeçarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane raportojnë se hetuesit kanë dyshime që shqiptari i cili punon si murator, ka lidhje me “xhihadistët”.

Gjatë paradites së djeshme, shqiptari doli para gjykatës së Ravena-s, ku iu catua masa e sigurisë së arrestit me burg.

Ravenna, edhe në kaluarën, ka treguar që është në qendër të kalimit të disa luftëtarëve të huaj direkt në Siri për të përfunduar më pas në rradhët e ISIS.

ME TE LEXUARAT