Pushuesit në Shkëmb të Kavajës, ankohen sërish. Ja problemi radhës

Aktualitet

plazh-1-655x356Turistët të cilët po kalojnë pushimet verore në plazhin e Shkëmbit të Kavajës alarmohen sërish nga ndotja e lartë e ujit të detit, por dhe aroma e pakëndshme përgjatë bregdetit.

Theksohet se gjatë gjithë sezonit, subjekte të paidentifikuara kanë derdhur të pa shqetësuar nga askush ujërat e zeza në plazhet ku pushojnë qindra turistë.

Derdhja e ujërave të zeza bëhet disa metra brenda në det dhe skandali është zbuluar vetëm falë një zbatice.

Pushuesit e konsiderojnë situatën skandaloze ndërsa tregojnë se ka pasur shumë raste të prekjes së fëmijëve nga sëmundje të infektive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘’Në mëngjes nga ora 5 e gjysmë pash bërllok të zeza që i kishte nxjerrë uji. Është turp!

-Është problem edhe për fëmijët, pasi ka infeksione.’’- rrëfen njëri nga pushuesit.

Mësohet se pronarët dhe banorët e zonës së shkëmbit të kavajës shprehen se janë ankuar disa herë pranë institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi madhor, por ankesat e tyre nuk kanë pasur një përgjigje.

ME TE LEXUARAT