SHISH blen pajisje për zbulimin e përgjuesve të vendosur në makina

Politikë

shish16Shërbimi Informativ i Shtetit ka filluar të lëvizë në fushën e kundërzbulimit, ndërsa ka treguar sërish “sekretet”. SHISH ka filluar procedurat për të blerë pajisje që zbulojnë përgjuesit në automjete.

Është hapur procedura për blerje aparat tester për autodiagnozë të sistemit elektronik të automjeteve”. Mësohet se fondi limit është 14 milionë lekë të vjetra. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 15 ditë kalendarike, nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Tenderi do të bëhet më datë 6 shtator te SHISH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqip” ka zbuluar edhe dokumente të tjera nga tenderi, që janë karakteristika të përgjithshme për aparat autodiagnostifikues. Sipas tyre, aparati të jetë multifunksional, të kryej teste, të lokalizojë vendndodhjen e komponentëve të ndryshëm në mjet dhe të të paraqesë diagramet e qarqeve, diagramet e lidhjeve elektrike, shpjegim skematik të komponenteve të ndryshëm.

“Aparati duhet të jetë i pajisur me aksesorët përkatës dhe adaptorët për të gjithë llojet e automjeteve, të jetë i ri, me zero orë pune dhe i shoqëruar me katalog përkatës, portabël dhe të funksionojë në temperaturë -5 deri 40 gradë celsius” thuhet në këto dokumente.

Sipas tyre, mundësia për diagnostifikim dhe database e kompletuar për të gjitha llojet e automjeteve; evropiane, aziatike dhe amerikane. Të ketë porta komunikimi wireless dhe USB. Të ketë fishë universal e integruar për të gjitha kategoritë e automjeteve mbi vitin 1999. Monitori të jetë “touch screen”, mundësi zgjerimi me monitor të jashtëm, rezolucioni 800×600.

Gjithashtu të ketë sistem të ushqimit “dual mode”, bateri litium i dhe të sigurojë 2 orë autonomi të aparatit. Mësohet se ky aparat të ketë dy sisteme të integruara dhe kanale dalëse, mundësi aksesi e aparatit për të realizuar kodifikime dhe programe. Programi i këtij aparati të jetë operacional për diagnostifikim dhe pa limit kohor, të jetë i përditësuar për vitin 2016, të ofrojë mundësi azhurnimi të mëtejshëm dhe program mbështetës online. Shoqëria që do të fitojë këtë tender duhet të bëjë trajnim fillestar për vendosjen në punë të aparatit dhe trajnime të mëtejshme sipas kërkesës së përdoruesit për vitin e parë dhe të dytë./shqip

ME TE LEXUARAT