Selfiet me tufa parash “fundosën” shpërndarësin shqiptar të drogës

Aktualitet

trafikanti-selfieNjë 27-vjeçar shqiptar, shpërndarës kokaine, është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg në Old Bailey në Londër. Bëhet fjalë për Ardi Beshirin, i cili u ndalua nga polica gjatë një kontrolli rutinë, në “Princelet Street”,  teksa po i jepte një automjeti tip “Hyundai”, të zezë.

Gjatë kontrollit edhe me ndihmën e qenit antidrogë, policia gjeti 28 doza kokainë që ishte përpjekur t’i fshihte brenda dy çorapeve. Gjithashtu gjatë kontrollit policia gjeti në telefonin e tij Iphone edhe shumë fotografi (selfie), ku shfaqej me tufa parash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa nga fotografitë u përdorën në cilësinë e provës materiale. Ai i kishte paraqitur efektivëve dy mjete identifikimi lituaneze të falsifikuara,  si dhe lejen e drejtimit.

Pas arestimit Beshiri ka pranuar veprat penale, si dhe ka shprehur pendesë.  Ai tha se i kishte blerë dokumentet falco për të gjetur punë.

Gjithashtu pohoi para oficerëve se nisi të shpërndajë kokainë 5 javë më parë, pasi nuk ishte në gjendje të gjente një punë të ligjshme, duke shitur kokainë në fundjavë për 40 deri në 50 paund doza./klan

ME TE LEXUARAT