Sekuestrohen 4200 m2 tokë të ish-Ndërmarrjes Bujqësore Elbasan, ja arsyeja

0

prokuroriaProkuroria e Përgjithshme njoftoi sot se “me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4200 m2 tokë të ish-Ndërmarrjes Bujqesore Elbasan, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuara nga ana e familjes Floqi. Nga toka, 1900 m² janë zënë prej ndërtimeve informale, ndaj kjo familje përfitoi 32 milionë lekë të reja kompensim në vitin 2015”

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Kliko per me shume info

Nga hetimi i Prokurorise se Elbasanit rezulton se kjo siperfaqe toke eshte perfituar duke perdorur nje seri dokumentash te fallsifikuar nder vite, duke arritur qe pjesetaret e familjes te marrin jo vetem titullin e pronesise mbi ate toke, por te perfitojne kompensim ne vleren e rreth 32 milione lekeve te reja, per faktin se nje pjese e kesaj siperfaqeje eshte zene nga ndertimet informale.

Ne menyre me te zgjeruar, nga hetimi i Prokurorise se Elbasanit ka rezultuar se:

1. Pasardhesit e te ndjerit Azem Floqi (vdekur ne vitin 1975), kane aplikuar ne vitin 1994 per te perfituar pronen 4200 m2, me pretendimin se paraardhesi i tyre, Azem Floqi, ka qene nje prej themeluesve te Ndermarrjes Bujqesore Elbasan, duke kontribuuar me siperfaqe 4200 m2 toke.

2. Pasardhesit e familjes Floqi, ne vitin 1995, kane marre nga Bashkia Elbasan kopje te nje proces-verbali te vitit 1966, ku pretendojne se shkruhet qe Azem Floqi ka kontribuuar me 4200 m2 toke per Ndermarrjen Bujqesore (dokumenti i vitit 1966 ka veshtiresi ne lexim).

3. Ne baze te ketij dokumenti, perfaqesuesit e familjes Floqi i jane drejtuar gjykates se Elbasanit, e cila, me nje vendim ne vitin 1995 u ka njohur pronesine pasardhesve Floqi.

4. Kjo hapesire, e cila me pas eshte zene nga ndertime informale, u regjistrua ne emer te pasardhesve te familjes Floqi.

5. Duke qene se nje pjese e kesaj hapesire toke (rreth 1900 m2) toke eshte zene nga ndertimet informale, familja Floqi perfiton ne vitin 2015 kompensim ne vleren totale mbi 32 milione leke te reja. Nga kjo shume, deri me tani, u eshte levruar 57% e kesaj shume, rreth 17 milione leke te reja.

Nga hetimi i Prokurorise se Elbasanit jane krijuar dyshime te arsyeshme se kjo toke eshte perfituar ne menyre te paligjshme, ne baze te dokumentave te fallsifikuar.

Nga hetimi ka rezultuar se dokumenti i vitit 1996, ne baze te te cilit u eshte njohur pronesia pasardhesve te Azem Floqi, eshte fallsifikuar. Nga ekspertiza qe i eshte bere ketij dokumenti rezulton se emri “Azem” ne dokument eshte mbivendosur mbi emrin e meparshem, “Avram”.

Pra, rezulton se kontribuues i tokes 4200 m2 per ish-Ndermarrjen Bujqesore Elbasan eshte Avram Floqi dhe jo Azem Floqi.

Ne keto kushte, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshime te arsyeshme se te gjithe proceset qe kane ndjekur pasardhesit e Azem Floqit mbeshteten ne dokumente te fallsifikuar.

Per kete arsye, nga provat e perfituara deri ne kete faze te hetimit, Prokuroria Elbasan kerkoi sekuestrimin e prones 4200 m2, e regjistruar ne emer te pasardhesve te familjes Floqi. Kerkesa e Prokurorise u pranua nga gjykata e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.