"Pse nuk çoni Sadriun në Kushtetuese? Ka marrë para më shumë se Kokëdhima"

Politikë

braceDeputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe kërkon nga Partia Demokratike që të çojë akuzat për deputetin Sadri Abazi në Gjykatën Kushtetuese. Braçe shprehet se, sipas akuzave të PD-së, Abazi ka marrë më shumë para nga buxheti i shtetit sesa Koço Kokëdhima, të cili ju hoq mandati për 900 lekë.

Braçe shprehet se kreu i PD-së, si jurist duhet të jap sqarime publike për këtë çështje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Erion Braçes në Facebook:

“Kam dy jave qe degjoj PD dhe Lylzim Bashen te thote: Sadri Abazi ka marre nga parate publike 12 miliard leke; ja ka dhene Edi Rama!!

Tani meqe Lylzim Basha eshte jurist ne formim sic thote Turi dhe Jari, kam nje pyetje per te:

Perse nuk e con sadri abazin ne gjykaten kushtetuese per ti hequr mandatin e deputetit?

Ka shkelur ligjin qe e ndalon deputetin te perfitoje para publike. Fjala bie, sipas atij arsyetimit te gjykates Kushtetuese, deputetit Kokedhima, i nderprene mandatin per 900 leke.

12 miliardet e Sadriut jane vertete shume fare.

V.O; Nuk dua pergjigje nga Turi por nga Lyli si jurist”,- shkruan Braçe.

ME TE LEXUARAT