Pukë, në flakë pyjet e Gjegjanit, dyshohet zjarr i qëllimishëm

Aktualitet

pukePërfshihen në flakë masivet pyjore të Gjegjanit në Pukë. Flakët janë shfaqur thuajse një-herësh në të dy vatrat, çfarë shton dyshimet se zjarri është vënë qëllimisht. Mësohet se flakët janë në përmasa të mëdha dhe se me shpejtësi po përhapen përreth zonës.

Zjarrëfikësit në Pukëtë cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 4 hektar me pyje pishe të mbytur në flakë. Shërbimi policor i Pukës pritet të nis hetimet lidhur me zjarrin e shfaqur shume pranë zonës ku paraditen e kësaj të marte u asgjësuan 6000 rrënjë kanabis e ku u identifikuan qindra drurë pyjor të prerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht zjarri është e pamundur të vihet nën kontroll edhe për shkak të terrenit të thepisur. Banorë të zonës, punonjës të Bashkisë dhe Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por momentalish çdo përpjekje duket e pamundur.

ME TE LEXUARAT