"Gati dosjet e pushtetarëve që do hetohen, Amerika ka nisur trajnimet"!

Politikë

ambasada-amerikane15Avokati i nohur Spartak Ngjela thotë se reforma në drejtësi nuk ka hapa mbrapa. Sipas tij, aktualisht në SHBA po trajtohen disa shqiptarë të cilët kanë gati edhe dosjet e pushtetarëve që dyshohet se kanë të korruptuar apo të përfshirë në krime.

Statusi i Ngjelës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët e kuptuan më në fund se janë të tradhtuar nga krerët e tyre: Ata e panë veten të vjedhur, të poshtruar, të grabitur dhe të përbuzur. Ata tani kuptohet se kanë vetëm një shpresë që vjen nga kjo pyetje që bëjnë përditë: A do të ndëshkohen keqbërësit që janë tallur me ta dhe me fatet e atdheut të tyre? Ja, kjo është çeshtja e brezit të ri dhe të gjithë patriotëve shqiptarë sot: a do të vendoset drejtësia në vendin e tyre? A do të shkatërrohen çerdhet abuzuese që kanë shitur interesin shqiptar? A do të krijohet një drejtësi perëndimore në Shqipëri që edhe shqiptarët të hyjnë në strukturat e Bashkimit Europian? A do të kenë dhe shqiptarët atdheun e tyre me personalitet që nuk do të drejtohet më nga larot e korruptuar?

ll. Të gjitha këto do të ralizohen…megjithatë, brezi i ri ka të drejtë të jetë disi skeptik. Por gjithçka do realizohet. I gjithë sistemi shoqëror demokratik nuk funksionon sot në Shqipëri, sepse është infektuar nga pushteti gjyqësor. Ai është vatra e infeksionit shoqëror, e cila ka infektuar të gjithë sistemin politik.

Nëse në një shtet nuk funksionon drejtësia ligjore, ai shtet sundohet nga korrupsioni, abuzivizmi dhe krimi. Duhet të jesh profesionist që ta kuptosh Reformën në Drejtësi, sipas kushtetutës së miratuari në 21 korrik. Janë katër ingredientë të sistemit të ri që krijojnë sigurinë e suksesit: prokuroria speciale, gjykata speciale, hetimi special dhe vetingu. Me anë të vetingut do të arrihet që hetimin special, prokurorinë speciale, dhe gjykatën speciale, t’i zgjedhin ekspertët amerikanë dhe europiano­perëndimorë. Madje një numër jo i vogël shqiptarësh po trainohen ndërkohë në Amerikë për së mbari. Që tani, të trainuarëve iu janë dhënë dosjet me emrat konkretë të personave të pushtetshëm që do të vihen nën hetimin, hetim ky që pritet të fillojë menjëherë.

Mbasi të kryhen hetimet, do fillojë funksionimi i prokurorisë speciale dhe gjykatës speciale, të cilat do të ndërtohen me shqiptarë të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm, ata që kanë filluar të trainohen në Perëndim, të cilët e dinë sak se fati i atdheut të tyre dhe interesi i vetë shqiptarëve është i varur drejtpërsëdrejti te drejtësia ligjore.

ME TE LEXUARAT