U filmua duke marrë rryshfet, pezullohet polici i Hanit të Hotit

Aktualitet

hani i hotitBurimet zyrtare deklaruan sot se një inspektor policie është pezulluar nga detyra, me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pasi është filmuar teksa merrte para.

Ai u filmua me celular, duke i marrë një shumë lekësh drejtuesit të një kamioni, për ta lejuar të kalonte pa radhë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja e tij u publikua në internet dhe vendimi për pushimin nga puna erdhi pak orë më pas.

Policia njoftoi se efektivi i filmuar me celular është inspektori Muhamet Tokaj 49 vjeç.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit, për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimin penal për këtë rast.

Në videon e publikuar në internet, polici është kapur në dy raste, kur favorizonte kamione dhe trajler, për të kaluar pa radhë.

ME TE LEXUARAT