Rikthehet "Nokia", ja 3 pajisjet që do të lansojë në fund të vitit 2016

Teknologji

nokia-ereGjiganti teknologjik Nokia në tre muajt e fundit të vitit do të lansojë tri deri katër pajisje të reja, duke përfshirë telefona e tabletë.

Sipas Mike Wang, president i Nokia China, lansimi i pajisjeve do të bëhet në fund të vitit, ndërsa në shitje do të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.

Në muajin maj të këtij viti, kompania finlandeze njoftoi planet për rikthim në tregun e pajisjeve telefonike. HMD, një kompania e themeluar nga ish-ekzekutivët e Nokias, do të dizajnojë pajisjet e reja, ndërsa Foxconn do të merret me prodhim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nokia thuhet se është duke punuar në disa telefona me procesorë SD820, ekran 5.2 dhe 5.5-inç, e me superkamerë 22.6 MP.

ME TE LEXUARAT