Ndërhyn AMF, cmimi i siguracionit të makinave do ndryshojë sërish

Aktualitet

makinaaaÇmimi i siguracionit të makinave, do të kthehet në vlerën e mëparshme. Në një mbledhje të fundit, bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është tërhequr nga vendimi për rritjen e primit të riskut dhe i ka nisur kompanive të sigurimeve një rregullore ku kërkon ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja. Por këtë herë AMF përgjegjësinë ua ka lënë vetë kompanive, të cilat sipas saj nuk kanë njoftuar rritjen e policëve të sigurimit. Shqetësimin për ngritjen e njëkohshme të siguracionit të automjeteve e kanë shprehur edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë. Ervin Bushati thotë se menjëherë pas nisjes së punës në kuvend do të kërkojë përgjegjësinë e autoriteteve që kanë lejuar të ndodhë ky abuzim. Të njëjtin mendim për këtë çështje, kanë edhe deputetët demokratë. Por për Jorida Tabakun, ngritja e çmimeve të primeve të sigurimit njëherësh dhe vonesat në liberalizimin e këtij tregu janë bërë me lejen e qeverisë. Një nisme e Bankës Botërore dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të bërë të detyrueshëm sigurimin nga katastrofat përmes vlerës 50 euro për çdo person që disponon një pasuri, ka ndezur një debat të ri mes deputetëve. Para 5 ditëve, 8 kompanitë e sigurimit kanë rritur në një kohë çmimin e sigurimit të mjeteve me 5 mijë lek. Nga 14 mijë që ishte tarifa, drejtuesit duhet të paguanin 19 mijë, por pas vendimit të AMF-së vlera do të kthehet sa ishte më parë. Ndërkaq, i takon kuvendit të vendosë nëse do të miratojë propozimin për të siguruar me detyrim shtëpitë kundrejt tarifës 50 euro.v+

ME TE LEXUARAT