Moti ndryshon në fundjavë, pas vapës, stuhi e tornado

Soft

tempQë nga e nesërmja, nis rënia e temperaturave në vend dhe shira lokale. Ndërsa, nga e premtja, vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë dhe vendet fqinje si Italia do të nisë të tërhiqet, duke lejuar ardhjen e masave ajrore më të freskëta të Atlantikut, por kjo do të sjellë pasoja që mund të rezultojnë të rrezikshme. Kështu raporton Antonio Sanò, themeluesi i ilmeteo.it.

“Masat e freskëta të ajrit që pritet të vijnë gjatë fundjavës do të bashkohen me masat e nxehta të këtyre ditëve duke formuar një miks vdekjeprurës pasi rrezikohet të formohen stuhi dhe tornado të forta”, shprehet ai pwr today.it.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas sajtit italian vala e të nxehtit do të jetë e pranishme deri të premten e ardhshme në rajonin e shënuar në hartë me A, ku përfshihet dhe Shqipëria, për shkak të temperaturave të larta.

ME TE LEXUARAT